Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ngushëlloi për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli,
Rama përmes një postimi në ‘facebook’, tha se politikani italian la pas një boshllëk të ndjeshëm tek ata që patën nderin ta njihnin.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte!”, shkroi Rama.
David Sassoli ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, pas një problemi me funksionimin e sistemit imunitar që kishte bërë të shtrohej në spital prej dy javësh./arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK