Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë sa i përket energjisë elektrike dhe se Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi.
Rama gjatë një bisede online me qytetarët dhe mediat, tha se me transformimin e termocentralit në Vlorë, do të prodhojë 300 megavat dhe dy termocentralet lëvizëse do të japin 114 megavat që është e rëndësishme për një balancë energjetik në kushtet e krizës.
Sipas tij, dy termocentralet lëvizëse janë si një rezultat i një pune të madhe diplomatike deri në nivel më të lartë dhe do të nisin të prodhojnë në janar të vitit 2023.
“Atyre që më përmendin Kosovën i them se Kosova ka halle shumë më të mëdha që janë të një natyre tjetër, që janë halle që vinë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë dhe nuk është çështja e Qeverisë sot. Por Kosova ka kufizime të rënda energjie dhe përgatitet për një dimër edhe më të rënd. Ndërkohë, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën për të dhënë e për të marrë, që të mbështesim njëri tjetrin dhe ta mbështesim Kosovën sa më shumë “, tha ai.
Rama tha se Shqipëria do të jetë ekspertues neto i energjisë brenda vitit 2030. /arbresh.info/
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...