Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrëfikësve.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se kjo gjë po ndodh për herë të parë, shkruan Arbresh.info.
“Sot, drekova me Brigadën Profesionale të Zjarrëfikësve të Kryeqytetit në drekën e përgatitur nga Kuzhina Qendrore Sh. A. Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrëfikësve.”, ka shkruar ai.
“Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka brenda mundësive për të ofruar kushtet sa më të mira të punës për zjarrëfikësit tanë.”, tha mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...