Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, ka thënë se ushtarë të komunitetit serbë, po vazhdojnë të jenë pjesë e këtij institucioni, pavarësisht presioneve që po kanë nga Serbia.
Rama në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se që 6 muaj nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga pjesëtarë të FSK-së, që janë të komunitetit serb për lirim nga detyra.
Ai ka treguar se presioni ndaj tyre është i madh, madje thotë, se tash ka filluar edhe një fushatë në rrjetet sociale, kundër atyre që janë në FSK dhe familjarëve të tyre.
“Ne kemi pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve serb që kanë qenë pjesë e FSK-së, të cilët kanë qenë shumë mirë të integruar dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Problemi ka ardhur nga diku jashtë, nga ana e Serbisë do të thotë, ku u është bërë presion atyre personalisht dhe familjarëve të tyre , dhe janë detyruar të bëjnë kërkesë për demobilizim.
“Por, kemi edhe një numër të konsiderueshëm brenda institucionit, që pavarësisht presionit që e kanë pasur i kanë mbijetuar dhe janë në shërbim, kemi edhe në nivel të oficerëve dhe nënoficerëve”.
“Presionet sistematike të ta vazhdojnë të familjarët e tyre, presioni përmes medieve sociale, prezantimi i tyre si tradhtar dhe publikimi i fotografive të familjarëve të tyre”.
“Që 6 muaj nuk kemi pasur kërkesë për demobilizim dhe nuk ka ndonjë vendim për lirim sepse janë duke kryer me përgjegjësi detyrat dhe obligimet që kanë”, është shprehur Rama.
E ai shpreson që pjesëtarë të komunitetit serbë në FSK, të shtohen ende.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...