Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, Rama vlerëson se çdo vendim i ardhshëm duhet të reflektojë mbi standardet demokratike dhe integritetin e institucioneve ndërkombëtare.
Ai nënvizoi se mbështetja për Thaçin është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë për drejtësi dhe demokraci.
“Jam rrugës për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”, ka deklaruar Rama.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan