Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës.
Rama ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarët e tyre.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai tha kryeqyteti është i gatshëm që me gjithë kapacitete të i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës.
“Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarët e tyre. Të gjithë bashkë mund të ja dalim”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë Policia ka njoftuar se një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër