Në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës është mbajtur ceremonia e përurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve te Martirëve.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Rama tha se toka në të cilën qëndrojmë sot është e shenjtë, vite më parë ky kompleks u nis me një qëllim të madh, ky projekt është më shumë se një kompleks memorial.
“Ndjehem shumë emocional qe gjendem sot para jush. Toka në të cilën qëndrojmë sot është e shenjtë. Është me gjakun që nuk kursyen. Në këtë vend ne ndjejmë fuqinë e kujtesës. E rëndësishmja është që përkushtimi ynë i perbashkët nuk u harrua asnjëherë. Sot ky projekt u bë realitet. Ky është një bashkëpunim që i kalon kufijtë e politikës dhe burokracisë. Ky projekt është më shumë se një kompleks memorial, është një vend i kujtesës kolektive. Ky kompleks do të qëndrojë si një dëshmi e sakrificës. Meqenëse punimet përfunduan ky nuk eshtë fund. Ky është një fillim i ri është një thirrje për brezat e ardhshëm për të mos e harruar të kaluarën. Le të përpiqemi që vepra dhe sakrifica e tyre të mos harrohet”, tha Rama./Arbresh.info/
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...
Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë ...
Muriqi i reagon një tifozi që e akuzoi për ndeshjen: Marre t...
Dogana zbulon mall të padeklaruar me vlerë mbi 26 mijë euro ...
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...