Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e fjalimin e tij në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ka thënë se pranimi i Kosovës nga çdo institucion rajonal me të drejta të barabarta është me rëndësi thelbësore.
Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre 10 viteve ka arritur shumë si në konsolidimin e institucioneve, qeverisjen e mirë, bashkëjetesën.
“Kush mund të mohojë arritjet mbresëlënëse të Kosovës përgjatë me pakë se një dekade të pavarësisë së saj, në konsolidimin e institucioneve të saj demokratike qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietnike dhe ndërfetare duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike, çdo raport i besueshëm për situate aktuale në Ballkanin Perëndimor do të qonte pa asnjë hezitim në të nijetin përfundim, Ballkani Perëndimor sot është shumë më i mirë se 10 vite më parë”, ka thënë Rama gjatë fjalimit të tij, përcjell arbresh.info.
Rama ka thënë se vendet që nuk a e kanë njohur Kosovën ende ta bëjnë atë, pasi që me njohjen e shtetësisë së Kosovës do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës por edhe stabilitet në gjithë rajonin.
“Njoha e Kosovës, vendosja e marrëdhënies dhe përkrahja e saj për të ecur përpara, diçka që 114 anëtare të OKB-së, kanë bërë deri me tani është kontribut i drejtpërdrejt për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj dhe investim në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonin përfshirë edhe Serbinë”, ka thënë Rama.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje