Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava në Kosovovë,me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës ka marrë mirënjohje nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, shkruan arbresh.info
I pari i BIK, Tërnava, u dekorua për kontributin dhe rolin e tij në arsim dhënë në vitet 90-ta, në 30 vjetorin e fillimit të të ashtuquajturave “Shtëpi Shkolla”.
“Për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava për kontributin dhe rolin e tij në arsim dhënë në vitet 90-ta. Kjo mirënjohje u dha me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të operimit të të ashtuquajturave “Shtëpi Shkolla”, të cilat luajtën rol jashtëzakonisht të madh, për ta mbajtur gjallë arsimin shqip, e për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit, duke shërbyer kështu si vatra të dijes dhe si një dritare e shpresës për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës./arbresh.info/
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...