Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim eurodeputeten Viola von Cramon.
Rama bën të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për çështjet më të rëndësishme të pushtetit lokal.
“Pata nderin dhe kënaqësinë të kishim në vizitë Eurodeputeten Viola von Cramon në Odën e Kryeqytetit. Gjatë këtij takimi, diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin tonë për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike”, shkruan Rama.
Ai bën të ditur gjithashtu se në diksutimet e tyre janë fokusuar në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Teksa ka shtuar se eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet për transformimin e Prishtinës
“Në diskutimet tona u fokusuam në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës. Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet tona për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh”, shkruan ai./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...