Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë sot në rastin e inaugurimin e “Murit të nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se “Muri i Nderit” është dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, shrkuan Arbresh.info.
“Në zemër të Prishtinës, zbuluam “Murin e Nderit”, një dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, vlera që formësojnë historinë tonë të përbashkët.”, ka shkruar Rama.
Tutje ai shtoi që Muri të mbetet si një urë miqësie për popullin hebre ashtu si dhe një simbol i përjetshëm i dashurisë për njerëzimin.
“Le të mbetet ky “Mur i Nderit” një urë miqësie për popullin hebre, si në Izrael ashtu edhe në mbarë botën dhe le të qëndrojë si një simbol i përjetshëm i dashurisë sonë për njerëzimin.”, shtoi Rama.
Ndërkaq ka falënderuar të gjithë ata të cilët realizuan këtë ngjarje.
“Falënderoj nga zemra të gjithë ata që pa u lodhur e bënë realitet këtë ngjarje; Shirley dhe Joe Dioguardi nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, Kryeministri Kurti, stafi i Kryeqytetit dhe të tjerë të panumërt që kontribuan me kohë dhe energji për këtë monument madhor.”, tha i pari i Prishtinës./Arbresh.info
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum