Java Kombëtare e Kulturës Shqipëri–Kosovë ka nisur zyrtarisht nga Tropoja, ku aktiviteti “Next Generation” mblodhi mbi 200 të rinj, duke e kthyer qytetin në një qendër të gjallë krijimtarie, dialogu dhe diplomacie kulturore.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Rama tha se gjatë ditës u zhvilluan forume, panele, ekspozita dhe performanca artistike, të cilat sollën së bashku artistë, profesionistë dhe organizata nga të dy vendet.
Ky organizim synon të forcojë bashkëpunimin kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme si kinematografia, trashëgimia kulturore, artet bashkëkohore, muzika dhe gastronomia kreative .
Rama e cilësoi edicionin e sivjetëm si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një hapësire të përbashkët kulturore, ku të rinjtë luajnë rolin kryesor në ndërtimin e ideve të reja dhe në shkëmbimin artistik mes dy vendeve./Arbresh.info
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...