Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot Çelësin e Qytetit të kryeqytetit aktivisten e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiç.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkroi se Kandiç në kohët më të errëta zgjodhi të qëndroj në anën e të vërtetës, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Rama shkroi se puna dhe përkushtimi i Kandiç na kujton se pa të vërtetën nuk ka paqe të qëndrueshme as në Kosovë as në rajon.
Postimi i plotë:
Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.
Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.
Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.
Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.
Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.
Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!/Arbresh.info
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...