“I bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës dhe i them mos ki frikë nga dialogu, mos vazhdo të ecësh qorrazi në një marshim që e çon në humnerë Partinë Demokratike dhe çon tymnajë për atdheun tonë”.
Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme në një konferencë nga Kryeministria, nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Ai tha më tej, “Mos na turpëro duke sulmuar miqtë dhe partnerët e këtij vendi, me gjuhën vulgare dhe mos e pengo më luftën tonë të përbashkët të një populli me luftën tënde për pushtet”.
Rama kërkoi që Basha të mos pengojë Vettingun dhe rrugën evropiane të Shqipërisë.
Ai e ftoi kreun e opozitës që të ulet në tryezë dhe t’i përcaktojë vetë modalitetet.
Kreu i qeverisë tha se Partia Demokratike ka krijuar një situatë surreale duke u përpjekur të minojë themelin e lirisë demokratike lidhur me të drejtën e votuesve të saj për të zgjedhur po ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri.
Sipas tij, është opozita zyrtare dhe jo qeveria që refuzon dialogun.
“Ka kaluar Shqipëria kriza edhe të rënda, por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë ku populli s’është fare pjesë, ku krizën e provokon një elitë e korruptuar politikanësh, pushtetarësh e analistësh”, tha ai.
Rama tha në vijim se kurrë nuk ka ndodhur që qeveria të ftojë për dialog dhe opozita të sabotojë çdo përpjekje për dialog, duke nënvizuar se kam kërkuar me këmbëngulje dialog që në ditët e para të qeverisë kur gjërat kanë ndodhur si për reformën në drejtësi.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu