Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se ende nuk ka një emër konkret që Partia Socialiste do ta propozojë si kandidat për President.
Partia Socialiste e Shqipërisë është mbledhur pasditen e sotme në Tiranë për të diskutuar ndër të tjera edhe për emrin e ri të presidentit.
I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes, kryetari i PS, njëherit kryeministri Edi Rama, nëse Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president, Rama është shprehur se do ta votonte me kënaqësi Hashim Thaçin dhe do të ishte një president i shkëlqyer por nuk mundet.
“Do të kishim vënë Hashim Thaçin dhe do të ishte president i shkëlqyer si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më detyroni ta them këtu se çfarë procesi është”, deklaroi Rama.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill.
Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Vet Rama nuk ka pranuar të zbulojë tre emrat që ka propozuar ai.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...