Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “kryeqytetin do ta fitojnë pa balotazh”.
Ai në Kanal 10, ka thënë se Prishtina “s’ka kohë për të humbur”.
“Prishtinën e fitojmë pa balotazh. Besoj se ne mundemi dhe duhet të punojmë, Prishtina nuk ka kohë për balotazh. Është për të mirën e Prishtinës që ta fitojmë besimin e qytetarëve të Prishtinës dhe ta fitojmë pa balotazh”, ka thënë ai.
Rama theksoi se në garën për Prishtinën e përfaqëson LDK-në dhe që sondazhet po i nxjerrin të parët.
Kundër-kandidat, Rama do ta ketë Arben Vitinë, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë dhe në garën për Prishtinën e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkaq, Uran Ismaili është kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës e Daut Haradinaj prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...