Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.
Rama theksoi se bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë.
Takimi u zhvillua në kuadër të finales së turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti edhe një herë u dëshmua si gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...