Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se regjistrimi i popullsisë që pritet të nisë në prill të vitit tjetër është tejet i rëndësishëm për kryeqytetin.
Rama tha se nëse Prishtina si institucion e po ashtu edhe Qeveria e Kosovës kanë një regjistër të saktë të popullsisë, mund të ndajnë burimet dhe shërbimet në mënyrë të drejtë dhe efikase, sipas nevojave të popullsisë.
“Kjo përfshinë ndarjen e fondeve, infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore, arsimit, dhe shërbimeve të tjera publike”.
“Bizneset në nivelin komunal mund t’i përdorin të dhënat për investimet ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, duke rezultuar në më shumë vende të punës dhe rigjenerimin e të ardhurave”, tha Rama përmes një videomesazhi.
Rama iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, duke theksuar se kjo është shumë e rëndësishme.
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...