Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Europa ka nevojë për shqiptarët aq sa shqiptarët kanë nevojë për Europën. Tha se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po ndodh me mjete të shekullit XXI.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë thotë se Kosova dhe Shqipëria çdo ditë po realizojnë bashkimin kombëtar por me mjetet të shekullit XXI.
Ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren dhe çka kemi vazhduar sivjet dhe çka në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit 21 në funksion të një Bashkimi Europian që do të jetë i plotë, duhet t’jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë edhe shprehje përfundimtare e projektit të paqes”, tha Rama për Klan Kosovën.
Tha se më nuk është koha si më parë, dhe se tani Europa ka nevojë për shqiptarët. Tha se nëse BE nuk i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor, do të krijohen nacionalizma floklorike në këtë pjesë.
“Sot Europa ka nevojë për shqiptarët ashtu siç kanë nevojë shqiptarët për Europën”, tha Rama.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...