Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur pikëllimin e tij me marrjen e lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexehpi.
Rama, përmes një statusi në Facebook është shprehur se Rexhepi ishte një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.
Lamtumirë mik i mirë!./arbresh.info.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...