Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës – Gjenerallejtënant Rrahman Rama, thotë se tranzicioni kërkon angazhimin e të gjithëve.
“Procesi i tranzionit të Forcës është në koordinim edhe me akterët ndërkombëtar. Për të avancuar në kapacitet mbrojtëse kërkon sakrificë në të gjitha nivelet dhe jo vetëm në FSK. Kërkoj nga të gjithë të jemi të përkushtuar në arritjen e qëllimeve tona” shprehet Rama, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se kjo dëshmohet me operacione të ndryshime në rajon e në të cilat ka marrë pjesë FSK-ja.
“Forcat jonë është shembull në kryerjen e detyrave të saj. Kjo është meritë e gjithë pjesëtarëve të FSK e të gjitha niveleve. Kjo e arritur është meritë edhe e partnerëve, që në vazhdimësi na përkrahin”, deklaron Rama.
Këto komente ai i ka bërë gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës – FSK-së./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...