Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka qëndruar në Jarinjë për të parë zhvillimet e fundit në lidhje me vendimin për targat.
“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze me marr qa dush ti. Populli është i frikësuar. Kemi tentu me fol me Lajçakun sot, po s’kemi marr një përgjigje. Lista Serbe për këtë gjë ka kërkuar ndihmë edhe nga ndërkombëtarët.
Vendimin e sotëm ai e ka quajtur të rrezikshëm.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po mbikëqyrë zbatimin e vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich