Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që pritet të garojë përsëri për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, ka thënë se partia e tij të gjitha vendimet i merr në konsultime me Beogradin.
Sipas Rakiq, edhe listat dhe kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen në konsultime dhe pajtim me politikat e qeverisë serbe.
“Ne i marrim të gjitha vendimet në konsultime me Beogradin dhe me njerëzit tanë, sepse janë ata që ne i përfaqësojmë, problemet e të cilëve duhet t’i zgjidhim”, shkruan Novosti, transmeto Klan.
Rakiq kësaj here për të parin e Mitrovicës Veriore besohet se do të ketë një garë të fortë me Oliver Ivanoviqin, i cili e ka ndërmend të garojë për të parin e kësaj komune.
Ndërsa kandidatë të tjerë nga Lista Serbe për qytetet tjera me shumicë serbe në Kosovë besohet të jenë; Srdjan Popoviq, për Graçanicën dhe Bratislav Nikoliq për Shtërpcën
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...