Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, tha se qëndrimi i BE ndaj incidenteve gjithnjë e më të shpeshta në të cilat shqiptarët sulmojnë serbët është e qartë dhe se autoritetet duhet të nisin një hetim për të sqaruar atë që po ndodh aktualisht.
“Situata e sigurisë jo vetëm në veri të Kosovës, por në pjesën jugore të saj në këtë moment është shumë komplekse edhe për shkak të një sërë sulmesh të sinkronizuara ndaj serbëve, veçanërisht në zonat ku ata nuk janë shumicë, kërkova konsultime urgjente me presidentin Aleksandar Vuçiç në emër të listës serbe” deklaroi për mediet serbe kryetari i komunës së Mitrovicës veriore të Kosovës dhe presidenti i Listës Serbe Goran Rakiq, duke theksuar se “për fat të keq, kjo situatë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe të shkaktojë paqëndrueshmëri në një shkallë më të gjerë”.
Rakiq akuzoi liderët shqiptarë, që, sipas tij, nga deklaratat e tyre për të ndërprerje të dialogut pa dyshim janë nxitur këto sulme, transmeton RTK
Ndërkaq ai akuzon gjithashtu edhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, që sipas tij, po relativizon sulmet e shqiptarëve duke i quajtur ‘shpagim’.
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...