Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani përmes një konference për media ka konfirmuar se Marko Gjuriq është larguar nga territori i Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se gjatë arrestimin, Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë nga qytetarët serbë në Veri.
Në sallën ku është arrestuar Marko Gjuriq ka qenë edhe Kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiç.
“Policia e Kosovës ka zbatuar urdhërat e institucioneve të Kosovës. Për të hyrë në sallën ku ndodhej Gjuriq Policia e Kosovës ka hasur në një rezistencë të madhe nga qytetarët serb, por policia ka arritura ta arrestoj të dyshuarit. I njëjti pas arrestimit është larguar nga territori i Kosovës”, tha Baki Kelani./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës