Zëvendëspresidenti Rainer Wieland, pasi vizitoi Xhaminë në fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, Wieland së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe pranë varrezave.
Ciceroni i ka treguar Wieland historinë e familjes Jashari, edhe pse zv.presidenti kishte njohuri për historinë e kësaj familje. Wieland është informuar se sa anëtarë të kësaj familje kanë shpëtuar dhe mosha më e vogël e anëtarit që është vrare ka qënë 6 vjeç, ndërsa sipas ciceronit sot kjo familje tash ka 26 anëtarë.
Zëvendëspresidenti Rainer Wieland ka thënë se kjo vizitë e tij ishte obligative dhe se ndihet i dneruar që e kishte bërë.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vlerësuar vizitën e zëvendëspresidentit Evropian, Rainer Wieland. Ai i ka treguar atij për shtëpinë e Adem Jasharit dhe për dy shtëpitë e tjera që janë sulmuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë./arbresh.info


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...