Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec ka reaguar ndaj mosinteresimit të strukturave shoqërore për ndërprerjen e ujit nga Kompania Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”. Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:
Të shqetësuar me gjendjen e vështirë në sektorin e bujqësisë në komunën e Rahovecit, shprehim mospajtimin tonë për mosinteresimin e strukturave shtetërore dhe atyre lokale pas avarisë së rëndë në rrjetin e ujitjes të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”. Edhe pas 48 orësh të ndërprerjes së ujit nuk ka pasur asnjë reagim konkret shtetëror për t’i dalë në ndihmë KRU “Radoniqi-Dukagjini” për të sanuar defektin dhe për të riaktivizuar rrjetin e ujitjes në këtë fazë shumë delikate për kulturat bujqësore.
Po ashtu është për keqardhje që as udhëheqja komunale në Rahovec nuk ka shfaqur asnjë interesim për të bashkëpunuar me menaxhmentin e KRU “Radoniqi-Dukagjini” për të tejkaluar këtë gjendje shumë të rëndë.
Kryetari i degës së AAK-së në Rahovec z. Smajl Latifi ka kontaktuar me drejtuesit e Kompanisë në fjalë dhe ka mësuar se angazhimi i drejtuesve dhe punëtorëve të kësaj kompanie për të evituar dëmtimin e rrjetit është maksimal dhe se po punohet që sa më parë të lëshohet uji për rreth 3500 hektar tokë bujqësore në komunën e Rahovecit.Dega e AAK-së në Rahovec inkurajon menaxhmentin e KRU “Radoniqi-Dukagjini” që të vazhdojnë përpjekjet për të minimizuar dëmet që mund të shkaktohen nga mungesa e ujit, sepse ky sektor është jetik për banorët e komunës së Rahovecit. Po ashtu i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të hedhë vështrimin nga kjo kompani dhe të bashkëpunojë më ngushtë për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë dhe stabilitet financiar e material. Njëkohësisht ju bëjmë thirrje bujqve që kanë obligime të pashlyera nga KRU “Radoniqi_Dukagjini” të kujdesen për kryerjen e këtyre detyrimeve, sepse në të kundërtën dëmet mund të jenë shumë të mëdha.
Dega e AAK-së në Rahovec do të vazhdojë përkushtimin e vet për të kontribuuar aq sa është e mundur në tejkalimin e situatës së vështirë për bujqit tanë.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...