Një Komision Vlerësues i Komunës së Rahovecit ka llogaritur në mbi 1,3 milion euro vlerën e dëmeve në bujqësi nga shiu e breshri i para dy javësh.
Shiu dhe breshri i ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë në komunën e Rahovecit.
Sipas një Komisioni vlerësues të Komunës, i cili ka dalë në terren për të parë situatën, vlera e dëmeve në bujqësi është mbi një milion euro.
“Vlera e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në Komunën e Rahovecit nga shiu-breshëri është 1,325,947.332 euro, me sipërfaqe 688.25 hektarë”, thuhet në një njoftim të Komunës së Rahovecit.
Sipas Komisionit, zonat kadastrale më të prekura janë qyteti i Rahovecit, fshatrat Patoqani i Epërm, dhe Hoqa e Madhe.
Sipas këtij njoftimi, më së shumti dëme kanë pësuar vreshtat, pastaj kulturat lavërtare, të perimtarisë dhe pemëtarisë.
Haziz Krasniqi, nga zyra e kryetarit Idriz Vehapi, tha për KALLXO.com se këto dëme janë shkaktuar nga shiu dhe breshri që ka rënë para afro dy javësh.
“Raporti nga Komisioni Vlerësues i është dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe nuk e dimë nëse Ministria do të bëjë diçka për kompensimin e dëmeve”, tha Krasniqi, duke shtuar se ka pasur shumë ankesa të qytetarëve por se Komuna nuk ka fonde për t’u dalë në ndihmë.
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...