Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme municioni në dy raste të ndara në Rahovec, pas publikimit të videove në rrjete sociale ku persona shiheshin duke shtënë me armë zjarri.
Organet e rendit njoftojnë se në rastin e parë, një i mitur nga fshati Qifllak kishte shpërndarë një video ku qëllonte me armë.
“Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë të gjata, një pistoletë me dy karikatorë, 207 fishekë të llojeve të ndryshme dhe nëntë gëzhoja kalibër 9 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse, në rastin e dytë, një video tjetër e ngjashme çoi në identifikimin e një personi të moshës madhore nga fshati Fortesë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia konfiskoi dy pistoleta dhe një karikator.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, për të dy rastet janë iniciuar procedura penale për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet tutje në njoftim.
Njëri i dyshuar është ndaluar për 24 orë, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...