Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takua sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra.
Në këtë takim u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes bizneseve të të dyja vendeve.
“Një nga temat kryesore të takimit ishte roli i diasporës si një faktor i rëndësishëm ekonomik, me potencial të madh për zhvillimin e tregut dhe investimeve në rajon. Gjithashtu, u trajtua çështja e funksionalizimit të Gjykatës së Arbitrazhit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe rritjen e sigurisë juridike për investitorët”, thuhet në njoftim.
Të dy kryetarët u dakorduan për organizimin e takimeve të rregullta dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin më të gjerë të bizneseve në tregun rajonal./Arbresh.info
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...