Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të mos ekzekutojë vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë deri në një vendim përfundimtar nga gjykatat.
Në një intervistë për RTK, Rafuna tha se përderisa nuk ka një vendim përfundimtar nga instancat më të larta gjyqësore, kërkohet që furnizimi me energji elektrike për bizneset të mos ndërpritet.
“Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e respektojmë vendimin e shkallës së dytë, por do të vazhdojmë betejën ligjore në instanca tjera. Do të paraqitemi në Gjykatën Supreme brenda afateve ligjore, dhe nëse është e nevojshme, do të shkojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi të bindur se bizneset kanë të drejtë kur kërkojnë vetëm një fazë të tranzicionit”, tha ai për RTK.
Ai theksoi se asnjë biznes nuk është kundër liberalizimit të tregut, por theksoi se bizneset nuk janë përfshirë në vendimmarrje dhe nuk është vlerësuar ndikimi i këtij vendimi tek to.
“Edhe një herë dua të theksoj se asnjë biznes nuk është kundër kalimit në tregun e lirë. Ne vetëm kërkojmë të ofrohet një fazë tranzicioni. Bizneset nuk janë pyetur se çfarë ndikimi ekonomik ka për ta ky vendim. Prandaj, kjo betejë ligjore do të vazhdojë”, shtoi Rafuna.
Ai gjithashtu shpjegoi se situata aktuale në tregun e energjisë është e ndërlikuar, për shkak të vendimeve të ndryshme gjyqësore për biznese të ndryshme.
“Gjendja juridike dhe faktike është më e komplikuar sesa duket. Ka biznese që me vendim të Gjykatës Komerciale janë pezulluar nga tregu i lirë dhe janë kthyer në furnizim të rregulluar. Ka të tjera që janë në pritje të vendimeve, disa kanë kontrata të lidhura, që janë shumë pak dhe shumica nuk kanë lidhur kontrata fare. Kjo ka sjellë kaotikë në treg” , pohoi ai.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...