Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui.
Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin Italian për ativitetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave të kandidatve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri më tani janë numëruar vendvotimet e 31 komunave, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës.
Ambasadori italian përgëzoi KQZ-në dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhje të rregullta dhe demokratike./Arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit