Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin, Hargreaves lidhur me aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar.
Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës.
Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë./Arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë