Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë dhe pas votimit ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen rregullat dhe ligjet në mënyrë që procesi i votimit të shkojë mirë dhe i qetë.
Kryetari i KQZ-së ka thënë se çdo gjë është gati për të votuar sot. Ai ka ftuar qytetarët e 18 komunave të cilat janë në balotazh që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Bëjë apel që të respektohen rregullat dhe ligji i KQZ-së dhe rendi. Dua të ftojë edhe anëtarët e vendvotimeve që të respektojnë rregullat dhe gjithë procesi të shkojë pa asnjë problem. Uroj që të kemi një ditë të mirë dhe të qetë”, tha Radoniqi.
Ai ka folur edhe për çështjen e votimit me asistencë. “Sa i përket votimit me asistencë KQZ ka ndërmarr të gjitha hapat dhe procedurat, dhe manualin për trajnime dhe të gjitha kanë qenë të theksuar në atë manual se çka ndodhë në realitet në ditën e zgjedhjeve nëpër vendvotime atëherë mbetet nën administrimin e KKZ-së. Ne e kemi bërë të qartë se në disa vendvotime në asistencë ka qenë shumë i theksuar dhe në disa raste arsyetimi nuk ka qenë i duhur në librat e votimit për këtë arsye kemi ngrit shqetësimin dhe shpresoj që sot do këshillat e vendvotimit do të kenë kujdes. natyrisht jo çdo kush ka të drejtë të votojë me asistencë”, theksoi Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi