Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qëndrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vendin tonë./Arbresh.info
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...