Humoristi i mirënjohur Sevdai Radogozhi është mik i familjes së Sali Gërqinës i cili ka tri ditë që ka rënë nga Ura e Fshejtë dhe trupi i tij ende nuk është gjetur.
Radogozhi, në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se kushdo që është zhytës profesionist është mirë që vetë të interesohet për të kontribuuar në gjetjen e Gërqinës.
“Ne nuk kemi nevojë t’i bëjmë ftesë askujt. Ai që është zhytës, kolegë i familjes duhet vetë të vij e jo të thuhet që ne duhet tu bëjmë ftesa. Ne nuk kemi nevojë tu bëjmë ftesa zhytësve, ata duhet ta dijnë vetë këtë sepse e kanë pasur koleg kampionin dhe duhet të vijnë vetë”, ka thënë Radogozhi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë duke vazhduar edhe sot kërkimin për Gërqinën mirëpo deri më tani nuk ka pasur rezultate.
Ekipi i Arbresh.info është duke qëndruar atje që dy ditë për të parë nga afër procesin e kërkimit./Arbresh.info.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër