Në një nga laboratorët privatë të licencuar në Prishtinë janë parë radhë të gjata të qytetarëve.
Kjo pasi që është rritur interesimi për të kryer testimin për koronavirus, shkruan portali arbresh.info.
Në fotot e siguruara nga portali arbresh.info shihen qytetarë të shumtë para laboratorit mikrobiologjik që kryen testin molekular PCR.

Ditëve të fundit thuhet se kërkesa për të bërë testin është për shkak edhe të pushimeve, ku Mali i Zi është njëri nga vendet që kërkon testim negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Dje (e martë) Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe 12 laboratorë privatë të cilët do të kryejnë testime serologjike.
Deri më tani, në Kosovë janë licencuar 69 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus.
Përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus./arbresh.info/


Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...