Mëngjesin e sotëm Prishtina është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Një trup i pajetë është gjetur në parkun e lagjes Ulpiana, shkruan Arbresh.info.
Arbresh.info mëson se viktima ka rënë nga kati i dhjetë dhe është i moshës 35 vjeçare.
Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje megjithatë nuk ka konstatuar se rasti është vrasje apo vetvrasje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...