1 Maji- Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dita kur kujtohen dhe festohen kontributet e punëtorëve në gjithë botën dhe ngjarjet historike të lëvizjes punëtore për të drejtat e tyre.
Sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve në vendin tonë, një qytetarë, thotë se Kosova është larg me gjithçka, përfshirë edhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Sipas tij, ligji nuk funksion sa duhet në Kosovë dhe kjo mundëson mosrespektimin as të drejtave të njeriut, lëre më të punëtorëve.
“ Të drejtat e punëtorëve nuk respektohen as në minimum, unë kam qenë në perëndim para 30 a 40 viteve, edhe atje e njëjta është, nuk respektohen të drejtat e njeriut aspak, nuk respektohet njeriu si njeri, por respektohet ligji, funksionon ligji, ku funksion ligji, respektohet gjithçka, se ligji përcakton prej fshatarit e analfabetit më të thjeshtë deri te akademiku, e din rregullat dhe ligjin, dhe nuk ke para qe munden me shti, del jashtë se e din që ligji nuk po funksionon, kur nuk funksionon ligji, nuk respektohet kurrgjë, janë respektu të drejtat e çdo kujt”, thotë ai.
Ndryshe dita e punëtorëve, në vende të ndryshme festohet me demonstrata, festime publike, dhe ngjarje kulturore.
Në shumë vende, 1 Maji është një ditë, e cila shfrytëzohet për të reflektuar mbi të drejtat e punëtorëve, për të kujtuar sfidat aktuale që ata përballen dhe për të vazhduar luftën për kushte të punës më të mira dhe të drejtat e punëtorëve./Arbresh.info/
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...