1 janari i 2024-tës, nuk erdhi i zakonshëm për kosovarët. Andrra e shumë pritur për të udhëtuar lirshëm në Evropë, më në fund erdhi.
Ata që po e realizojnë atë, mëngjesin e parë të 2024, mbushën radhën goxha në numër.
Ani pse ishte festa e ndrrimit të motmoteve të dielën, kjo nuk i pengoi aspak të marrin rrugën e Aeroportit të Prishtinës, të hënën ende pa zbardhë mëngjesi.
Vizitat tek të dashurit e ato për qejf, janë disa nga arsyet që po ja bëjnë sefte kosovarët liberalizimit.
Për këtë, dikush ka mendim se rruga lirshëm në zonën schengen, është dashtë të ndodhë moti kohë.
“Mirë që është ba, është dashtë me u ba ma herët, me shku rinia me pa atje….”, tha një qytetar.
Pa viza kosovarëve konak do t’u bëjë shteti i Austrisë.
Udhëtimi i parë pa viza drejt Evropës, është realizuar në ora 8:00 të mëngjesit të së hënës/Klankosova.tv
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...