Një qytetar nga Shtimja ka dorëzuar në polici një telefon të gjetur.
Sipas policisë, telefoni është gjetur në rrugën transtit të fshatit Davidovs-Godanc, shkruan Arbresh.info.
Policia ka kërkuar nga pronari i vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.
“Me datën 16.10.2023, rreth orës 12:45, një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH ( M/K) i moshës 41 vjeçar, në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc) në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE . Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime. Lusim pronarin e vërtertë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndër të tjera, policia e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor./Arbresh.info/
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?