Google ADS

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici portofolin e gjetur me para dhe dokumente

08:48 | 17 Prill 2025
K.B

Një qytetar nga Hani i Elezit, ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para.

Siç njofton policia, 40 vjeçari ka gjetur një protofol me shumë prej 865 euro dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi plotë nga policia:

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Më datë 16.04.2025, rreth orës 18:30, një qytetar nga Hani Elezit, H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici, duke e vlerësuar gjestin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm