Një qytetar ka njoftuar policinë rreth orës se ka hasur një person që po mbante një armë gjuetie. Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka dërguar një patrullë në vendin e ngjarjes.
Pasi ka mbërritur në vend, policia ka arrestuar personin dhe ka sekuestruar armën dhe municionin e tij.
Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe dhe nëntë fishekë kal. 12 mm.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 07.04.2025, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut. Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar, njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe dhe nёntё (9) fishekё kal.12 mm”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit. /Arbresh.info
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit