Edhe pse sot u lëshua patentë shoferi i parë ndërkombëtarë, Kosova nuk është pjesë e konventës ndërkombëtare të patentë shoferëve.
Duke mos qenë pjesë e kësaj konvente, ky patentë shofer nuk do të njihet nga shumë vende.
Pos sipas zëvendësministrit Gecaj, ministria e Jashtme është duke bërë përpjeke që të flas me shtetet veç e veç që të njohin këtë patentë ndërkombëtarë , shkruan arbresh.info.
“Disa qytetar kanë pas problem nëpër vende të ndryshme dhe kjo do të ju mundësoj që me veturat e tyre të kanë qasje në vendet që udhëtojnë. Ne nuk jemi nënshkrues te konventës ndërkombëtarë të patentë shoferëve prandaj ne do të punojmë me ARC dhe me shtete veç e veç që ky patente shofer të njihet ndërkombtareish. Për të qenë nënshkrues të kësaj konvente duhet të jemi anëtare të OKB-së. Ne kemi fol me disa shtete siç janë Italia Gjermania, Austria që në mënyre bilaterale të bëhet kjo njohje ndërkombëtarë, tha ai para mediave.
Se a është obligativ ky patentë shofer për vendet e rajoni, Drejtori i ARC, Bekim Hoxha tha se nuk e kërkojnë këtë dokument.
Por, sipas drejtorit të ARC-së, Bekim Hoxha, nuk është ende e definuar qartë.
“Vendet e rajonit nuk e kërkojnë të gjithë por jashtë rajonit po. Vlen për të gjithë ato shtete që e kërkojnë”, tha ai
Shtete që e njohin patentën e Kosovës nuk kanë nevojë të pajisjen me patentë shofer ndërkombëtar, thotë zëvendësministri Gecaj.
E Fidaim Putoku qytetar i cili u pajis me këtë dokument, tha se
“Masi nuk ish për çdo shtet nuk ish shumë e vlefshme” po vlejke për Serbi, Rumani e këto shtete”, tha ai./arbresh.info/
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...