Një qytetar në Prishtinë ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Rasti ka ndodhur dje, shkruan Arbresh.info.
“Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
