Qytetari Agim Plashniku ka dorëzuar kallëzim penal kundër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Në kallëzim thuhet se deputetja Fitore Pacolli dhe asistenti i saj e kanë sulmuar fizikisht qytetarin në momentin kur ai i ishte afruar në mënyrë të kulturuar për t’i kërkuar të paguajë një faturë si një gjest simbolik, për të shprehur indinjatën ndaj skandaleve të fundit lidhur me dyshimet për korrupsion.
Para mediave, Plashniku deklaroi:
“Ajo duhet me u arrestu, i ka rrej Policinë. Fitore Pacolli po merret me familjen time. Po merret me gruan time dhe vajzës. E ka vjedh facebook’un e gruas time.”, ka thënë qytetari para mediave pasi dorëzoi penal ndaj deputetes.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...