Njësia Kombëtare për Siguri Kibernetike ka ngritur alarmin për qytetarët, duke paralajmëruar për një valë mesazhesh mashtruese (SMS) që po qarkullojnë në Kosovë me qëllim përfitimin financiar përmes mashtrimeve.
Sipas njoftimit të njësisë, qytetarët kanë filluar të marrin mesazhe nga numra të huaj, në të cilat pretendohen pretendime të rreme se “automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë” dhe se është e nevojshme të paguhet një gjobë për shkelje në trafik.
Mesazhet përmbajnë lidhje të shkurtuara (URL) mashtruese, të cilat autoritetet paralajmërojnë se nuk duhet të klikohen në asnjë rrethanë.
Njësia sqaron se institucionet zyrtare nuk dërgojnë SMS për pagesa të tilla dhe apelon për vigjilencë të shtuar nga ana e qytetarëve.
“Ju lusim të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Në asnjë rast nuk dërgohen mesazhe SMS ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...