Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), përmes një njoftimi për media ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të kenë të hapur zyrat gjithandej Kosovës për të pranuar ankesat lidhur me zgjedhjet.
“Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, të dielën, më 14 shkurt 2021, ditën kur zhvillohen Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbaj të hapura Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale gjithandej nëpër vend, dhe po ashtu ekipet do të jenë në terren për të monitoruar procesin zgjedhor.
Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenimin a keqpërdorimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Ankesat po ashtu mund të pranohen edhe në email adresën zyrtare të IAP-së në [email protected] apo në numrat e telefonit të zyrës qendrore në Prishtinë, tel: +383 38 223 782 dhe 223 783. Adresat e zyrave regjionale të IAP-së i gjeni në www.oik-rks.org”.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...