Emërimi i dy shtetasve të Kosovës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Shqipërisë, ka ngjallur reagime pozitive te kosovarët.
Njohësit e çështjeve politike mendojnë se vendimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me këtë rast, është i natyrshëm. Ata arsyetuan edhe moshën e ministrit të ri të Jashtëm, për të cilën kishte edhe zëra qortues.
Analisti Avni Mazreku tha se, emërimi i kosovarëve në pozitat e ministrave do të shërbejë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke u bazuar – sipas tij, – në pozitën e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare, raporton TopChannel.
Ndërkohë, qytetarët mendojnë se një vendim i tillë do të duhej të bëhej më parë dhe se, sipas tyre, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një.
Ky vendim i kryeministrit Edi Rama ka qenë befasues, pas shkarkimit të më shumë se gjysmës së ministrave të kabinetit të tij. Rama ka vendosur si ministër të Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit, Gent Cakajn, dhe në vend të Lindita Nikollës, Besa Shahinin.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...