Në shumë qytete të Kosovës në këto momente është krijuar tollovi para pikave zyrtare të Postës së Kosovës. Me qindra persona jenë mbledhur, kryesisht të moshuar për t’i marrë asistencat sociale. Kjo pasi që Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe.

Por, të gjitha këto shërbime këta persona do të duhet që t’i kryejnë para orës 10:00. Kjo ngase Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta kufizojë lirinë e lëvizjes.
Por, kjo punë ka krijuar tollovi. Këta persona po qëndrojnë shumica pa maska e mjete tjera mbrojtëse, pa e mbajtur po ashtu distancën, duke e rrezikuar në këtë mënyrë vetën dhe secilin që të infektohet me koronavirus, Covid-19./arbresh.info

Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira